“V&T shpk” është një kompani e re në tregun Shqiptar, e cila merret me importin dhe shpërndarjen e një varieteti të madh produktesh ushqimore për përdorim në tregun Shqiptar. Kompania i ka fillimet e saj në vitin 2018 dhe ka hapur aktivitetin e saj në Shqipëri duke sjellë në vend një nga markat më në zë të tregut Italian siç është “Caffe Vergnano”
Më shumë“V&T shpk” është një kompani e re në tregun Shqiptar, e cila merret me importin dhe shpërndarjen e një varieteti të madh produktesh ushqimore për përdorim në tregun Shqiptar. Kompania i ka fillimet e saj në vitin 2018 dhe ka hapur aktivitetin e saj në Shqipëri duke sjellë në vend një nga markat më në zë të tregut Italian siç është “Caffe Vergnano”.
Tregu Shqiptar është rritur më hapa të shpejtë gjatë viteve të fundit dhe është shumë i predispozuar për të mirëpritur marka të reja dhe cilësore. Qëllimi i kompanisë është të rrisë veprimtarinë e saj në këtë treg me emrat e produkteve më të mira në rang botëror, duke zgjeruar portofolin e saj me marka cilësore dhe sa më të dashura për konsumatorin.
Strategjia e kompanisë bazohet tërësisht në rritjen dhe pasurimin e tregut Shqiptar me marka të huaja të njohura dhe prestigjoze. Suksesi i kompanisë mbetet në ofrimin e produkteve cilësore dhe të mirënjohura për konsumatorët Shqiptarë.
Ne krenohemi me misionin tonë i cili na shtyn të rrisim cilësinë e produkteve në Shqipëri, si edhe të trajtojmë markat prestigjoze me profesionalizmin e duhur. Me një staf të kualifikuar, të ndërthurur më një infrastrukturë efikase të zinxhirit të shpërndarjes si edhe me vizionin e duhur, “V&T shpk” është e aftë të përballet me sfidat e tregut duke ofruar produktet më të mira për konsumatorin.
Pritoriteti më i madh i kompanisë mbetet konsumatori, me të cilin jemi të lidhur ngushtë. “V&T shpk” pret të zgjerojë aktivitetin e saj duke sjellë për konsumatorin një gamë të gjerë markash të njohura, për të cilat planifikon të zbatojë strategji efikase që zhvillojnë më së miri markën dhe rrisin cilësinë e tregut. Kompania jonë bashkëpunon ngushtësisht me markat që sjell në treg, duke zbatuar dhe pasuruar vizionin e secilës prej tyre.